Latifi takohet me ambasadoret e Izraelit për trajnimin e profesionistëve shëndetësorë të Kosovës

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv dhe Ambasadoren e Kosovës në Izrael, Ines Demiri për dërgimin e profesionistëve shëndetësorë të Kosovës për trajnim në Izrael

Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka njoftuar se ministri Latifi ka takuar Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv së bashku me Ambasadoren e Kosovës në Izrael, znj. Ines Demiri.

Ai ka falënderuar ambasadoren Ziv për bashkëpunimin e vazhdueshëm drejt avancimit të kapaciteteve shëndetësore të Kosovës dhe mundësisë së trajnimit në nivel të lartë.

‘’Në këtë takim Ministri Latifi falënderoi Ambasadoren Ziv për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm drejt avancimit të kapaciteteve shëndetësore të Kosovës, fillimisht duke mundësuar që tre profesionistë shëndetësorë nga Kosova të shkojnë në Izrael gjatë muajit qershor, për të marrë  pjesë në trajnimin e nivelit të lartë “Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore në kohë krizash”, që organizohet nga Agjencia e Izraelit për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar “MASHAV”, është shkruar në njoftimin e ministrisë.

Gjatë falënderimit për bashkëpunim, Latifi ka thënë se përmes këtij trajnimi të mundësuar për menaxherët shëndetësorë të Kosovës do të kontribuohet në forcimin e ekspertizës menaxheriale shumë të nevojshme për të ardhmen.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimet e tjera që kanë të bëjnë në fushën e shëndetësisë, sidomos në trajnimin e stafit shëndetësor të Kosovës, duke sjellë edhe ekspertë nga Izraeli në Kosovë për disa prej shtyllave kryesore të transformimit të shëndetësisë së vendit.

Së fundmi, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka shpalosur planin e tij të transformimit të shëndetësisë së Kosovës në Valhalla-New York, në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M.Del Guercio- si profesor vizitues dhe i shquar i hulumtimeve shkencore.

Latifi shpalos planin e transformimit të shëndetësisë së Kosovës në New York

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika