Laura Fazliu ndalet në çerekfinale, mposhtet nga brazilianja

Xhudistja kosovare Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror, pasi u mposht nga njëra prej emrave më të mëdhenj të këtij sporti, brazilianja Rafaela Silva.

Ndeshja u vendos që në minutën e parë, kur Silva realizoi një hedhje të bukur për Ippon, duke e zënë të papërgatitur Fazliun në aksionin e parë të vërtetë.

Me këtë fitore, Silva u kualifikua në gjysmëfinale, ndërsa Laura Fazliu do të kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Për të siguruar këtë medalje, asaj i nevojiten dy fitore.

Në ndeshjen e parë të repesazhit, Fazliu do të përballet me xhudisten mongole Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Rafaela Silva, 33-vjeçare, është një nga legjendat e xhudos botërore.

 Ajo ka fituar medalje të artë olimpike në Lojërat e Rio 2016, dy tituj kampione bote dhe një mori medaljesh të tjera të rëndësishme në karrierën e saj.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika