Pas dy fitoreve të jashtëzakonshme ndaj Ukrainës dhe Gjermanisë, Laura Fazliu vazhdon me hapa të sigurt drejt medaljes në FISU Kampionatin Botëror Universitar, në Rhine-Ruhr, Gjermani.
Me një paraqitje impresive, ajo po tregon fuqinë dhe talentin e sportistëve nga Kosova në arenën ndërkombëtare.
Laura në çerekfinale mposhti gjermanen, Viktoria Folgen.
Në gjysmëfinale do të ndeshet me italianen Flavia Favorini.