Lavrov i hapur për bashkëpunim me SHBA-në për Ballkanin, përjashton çdo marrëveshje me Evropën

Rusia ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me zhvillimet në Ballkan, veçanërisht për situatën në Bosnje dhe vende të tjera të rajonit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një konference për media, përjashtoi mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshjeje me liderët evropianë, duke theksuar se Moska nuk sheh hapësirë për dialog me Evropën në këtë fazë.

Megjithatë, ai u shpreh i gatshëm për koordinim me Uashingtonin për çështjet e Ballkanit.

Deklarata vjen në një kohë të tensioneve të shtuara mes Rusisë dhe vendeve perëndimore, ndërsa Ballkani mbetet një nga rajonet ku interesat gjeopolitike të fuqive të mëdha vazhdojnë të përplasen.

Në të njëjtën paraqitje, Lavrov kritikoi ashpër Britaninë e Madhe për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, duke e akuzuar Londrën për veprime prapa skenës kundër interesave ruse.

Rusia ka vendosur kufizime të reja ndaj diplomatëve britanikë, të cilat i ka krahasuar me praktika të periudhës sovjetike.

Ndërkohë, Lavrov mohoi çdo interes të Rusisë për të ndërhyrë apo për të marrë kontrollin e Grenlandës, pavarësisht përçarjeve mes SHBA-së dhe Europës lidhur me ishullin./A2CNN

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika