Lavrov në Shkup në Samitin e OSBE-së, injoron mediet

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov, nuk u ndal për deklaratë para gazetarëve gjatë hyrjes së tij në sallën “Boris Trajkovski”, ku po mbahet Këshilli i 30-të Ministror i OSBE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, nuk u ndal për deklaratë para gazetarëve gjatë hyrjes së tij në sallën “Boris Trajkovski”, ku po mbahet Këshilli i 30-të Ministror i OSBE-së.

Lavrov-it, megjithëse iu bënë disa pyetje nga gazetarët, ai u largua pa u përgjigjur.

E kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, vlerëson se pjesëmarrja e Lavrov-it në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup nuk është fitore e Rusisë, por, sipas tij, është fitore e OSBE-së. Kovaçevski madje tha se nuk do të ketë takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

“Një ngjarje e rëndësishme. Falënderoj Ministrinë e Jashtme për kryesimin e suksesshëm. Në mbledhjen e sotme do të konfirmohen vendimet që tanimë bisedohen në nivel të ambasadorëve. Organizata po ballafaqohet me sfida të shumta përfshi edhe agresionin rus në Ukrainë. Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, por është fitore e OSBE-së. Me këtë OSBE-ja do të vazhdojë të funksionojë. Nëse OSBE-ja e ndihmoi Maqedoninë e Veriut 30 vjet më parë, sot Maqedonia e Veriut ndihmon OSBE-në të jetë organizata më e madhe rajonale e sigurisë në Evropë. Shpresoj se vendimet e marra në nivel të ambasadorëve do të konfirmohen dhe se OSBE-ja do të vazhdojë të punojë me sukses”, tha Kovaçevski, raporton “Alsat-M”.

Në prag të Samitit të OSBE-së në Shkup në darkën joformale morën pjesë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, dhe ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.

Por, ata u larguan nga Shkupi para se të arrinte ministri i jashtëm rus Lavrov.

Borrell tha se e kupton pakënaqësinë e shumë vendeve për ardhjen e Lavrov-it në Shkup.

“Por, Lavrov duhet ta dëgjojë nga të gjithë, pse ne e dënojmë dhe e izolojmë Rusinë. Është mundësi e mirë për të dëgjuar drejtpërdrejt nga pjesëmarrësit e takimit, se pse Rusia është dënuar nga izoluar. Dhe më pas mund të kthehet dhe t’i thotë shefit të tij në Kremlin që BE-ja dhe OSBE-ja do të mbeten të bashkuara kundër sjelljes agresive të Rusisë”, deklaroi Borrell, që, po ashtu, tha se duhet të kthehet në Bruksel për takime të tjera.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika