Lavrov: Vizita e Pelosit në Tajvan krijon ‘acarim’

Ministri i Jashtëm rus Lavrov ka thënë se vizita në Tajvan nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, ishte një përpjekje e qëllimshme e Uashingtonit për të irrituar Kinën

Sergei Lavrov

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi ka vizituar Tajvanin ditën e martë, vizitë kjo e cila ishte përplot me debate nga të gjitha anët.

Ishte Kina ajo qe kundërshtoi vizitën e Pelosi-t në Tajvan, dhe bëri stërvitje ushtarake shumë pranë vijës ajrore të Tajvanit.

Gjithashtu, për këtë vizitë ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov. Ai ka thënë se kjo vizitë e Pelosi-t ishte vetëm për të krijuar bezdi, pasi dihet çka do të thotë kjo vizitë për Republikën Popullore të Kinës.

Ardhja e Pelosit të martën në Tajvan, të cilën Kina e konsideron një provincë të shkëputur, shkaktoi një përgjigje të furishme nga Pekini në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë ngritur tashmë nga konflikti në Ukrainë, njofton Reuters.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov po qëndron për vizitë në Mianmar, duke shënuar një nga vizitat me të profilit të lartë në vendin e Azisë Juglindore, qëkur ushtria mori pushtetin në një grushtshtet vitin e kaluar.

Ndërsa, Pelosi ka premtuar solidaritetin “vendimtar” të Amerikës me Tajvanin, në një takim historik me presidentin e Tajvanit, Tsai Ing-wen, i cili është zotuar të mos tërhiqet përballë kërcënimeve ushtarake nga Kina.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika