Është arritur koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komunën e Fushë Kosovës.
Marrëveshja është cilësuar si një hap për të mirën e qytetarëve dhe për zhvillimin e komunës.
Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, përmes një postimi në Facebook.
Ai shtoi se dy degët lokale të partive kanë punuar bashkë në hartimin e planit qeverisës dhe se marrëveshja është nënshkruar në koordinim të plotë me qendrat e partive.
“Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë. Gjatë këtyre ditëve, dy degët tona kanë punuar së bashku në hartimin e planit qeverisës dhe, në koordinim të plotë edhe me qendrën, kemi nënshkruar marrëveshjen për qeverisjen gjithëpërfshirëse për mandatin e ardhshëm qeverisës”, ka shkruar Osmani.