LDK: Institucionet e vendit të sigurohen që asnjë veprim të mos bëhet pa koordinim të ngushtë me ndërkombëtarët

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dënuar sulmet e grupeve kriminale ndaj forcave të KFOR-it, gazetarëve dhe objekteve të institucioneve Kosovës në veri të vendit. Sipas LDK-së, institucionet e Kosovës nuk duhet të bëjnë asnjë veprim pa koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë.

Në një reagim të LDK-së thuhet se sulmet e tilla të dhunshme dhe të paprovokuara nuk kanë vend në shtetet demokratike dhe duhet të ndalen menjëherë.

“Veprimet e matura politike janë të domosdoshme për të evituar çfarëdo përshkallëzimi të mëtutjeshëm të situatës e deri në shtensionimin e plotë të gjendjes, teksa institucionet e rendit dhe ligjit të sjellin të gjithë kryerësit e sulmeve të tilla para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas kësaj partie opozitare, koordinimi i institucioneve të Kosovës me aleatët ndërkombëtar është jetik në këtë situatë.

“Koordinimi me miqtë tonë ndërkombëtarë është jetik. Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të sigurohen që asnjë veprim i mëtutjeshëm të mos bëhet pa koordinim të ngushtë me ta. Çdo moskoordinim mund t’i kushtoj pozicionit tonë politik dhe demokratik për paqe dhe stabilitet brenda dhe jashtë vendit”, vijon njoftimi.

LDK u ka bërë thirrje të gjithë gazetarëve për vigjilencë të plotë dhe bashkëveprim në përputhje me të gjitha udhëzimet e forcave të rendit derisa vazhdon t’i përcjellë këto zhvillime me shumë shqetësim.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika