LDK-ja inicion Komision hetimor për rezervat shtetërore

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se sot kanë dorëzuar kërkesën tek Kryetari i Kuvendit të Kosovës për themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetëtore si dhe për keqëpdrodimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat

Arben Gashi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka iniciuar themelimin e një Komisioni Parlamentar për të hetuar procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, pas arrestimit të dy zyrtarëve dhe një biznesmeni për furnizim me rezerva shtetërore të vitit 2022.

Në një njoftim në Facebook, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se janë dorëzuar nënshkrimet për themelimin e këtij komisioni.

“Çka është bërë me rezervat shtetërore? Kush, kur, ku, pse dhe si janë përfshirë në këto procese dhe cili është epilogu i veprimeve të tyre? A kanë qenë kontratat konform ligjit dhe a i kanë kryer palët detyrimet sipas atyre kontratave? Është koha e fundit që të gjithë t’i dorëzojnë faktet e të dorëzohen para të vërtetës së domosdoshme. Shteti dhe shoqëria kanë nevojë që të dinë të vërtetën!” ka shkruar ai.

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë dhe një biznesmen u arrestuan në mes të gushtit nën dyshimet për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore. Fillimisht atyre iu caktua masa e paraburgimit, ndërsa më pas Apeli pranoi ankesat e tyre dhe i liroi për t’u mbrojtur në liri.

Që nga arrestimi, opozita në vazhdimësi ka kërkuar largimin e ministres Rozeta Hajdari.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika