LDK-ja kërkon nga qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në veri të vendit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dënuar sulmet e sotme në veri të vendit ndaj zyrtarëve policorë e atyre komunalë të zgjedhjeve, gjersa, ka thënë se është e domosdoshme që institucionet e Kosovës të koordinojnë veprimet me partnerët, me qëllim të ofrimit të sigurisë për gjithë qytetarët e vendit

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK)





Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar sulmet e sotme në veri të vendit ndaj zyrtarëve policorë e atyre komunalë të zgjedhjeve.

“Lidhja Demokratike e Kosovës po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet e fundit në veri të vendit, sulmet ndaj institucioneve dhe ndaj rendit kushtetues të Republikës. LDK-ja dënon sulmet e sotme dhe kërkon që, të gjithë ata që janë përfshirë të identifikohen dhe sa më parë të vihen para institucioneve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK-ja ndër të tjera vlerëson se në këto momente është e domosdoshme që institucionet e Kosovës, të koordinojnë të gjitha veprimet me partnerët, me qëllim të ofrimit të sigurisë për gjithë qytetarët e vendit dhe institucionet e pavarura.

“Qetësia, siguria dhe ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin e vendit nuk kanë alternativë. LDK-ja kërkon nga Qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në veri”, thuhet tutje.

 





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika