Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partitë politike nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke paralajmëruar se vendi mund të shkojë drejt një procesi të ri zgjedhor.
“Me keqardhje e them qe partitë politike nuk kane arritur konsensus për zgjedhjen e presidentit. Po futemi ne një proces zgjedhor. LDK-ja pret dekretin për zgjedhje sonte ne orën 00:00”, ka thënë Abdixhiku.
“Kushtetuta është e qarte nëse presidenti nuk zgjedhet 30 dite para fundit te mandatit, shkohet ne zgjedhje”, ka shtuar kreu i LDK-së.
