LDK për situatën në Veri: Opozita nuk mund t’i marrë përsipër dështimet e Qeverisë

LDK-ja ka thënë se opozita do të shërbente si një ndihmë e madhe për Qeverinë e Kosovës. Sipas saj, qeveria nuk ishte aspak në koordinim me aleatët ndërkombëtarë dhe as e përgatitur për ngjarjet e mbrëmshme

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj tensioneve të mbrëmjes të së dielës në Veri të Mitrovicës, duke kritikuar Qeverinë e Kosovës, e cila sipas saj, nuk ishte koordinuar me askënd dhe nuk ishte e përgatitur për situatën e djeshme.

Pas pëfundimit të një konference nga Çitaku nga radhët e PDK-së, LDK-ja ka thënë se opozita mund ta ndihmojë qeverinë, por jo edhe të marrë përsipër gabimet e saj.

“Opozita duhet të konsultohet dhe të dëgjohet para se të ndërmerren veprimet. Opozita mund të ndihmojë Qeverinë që të mos gabojë, por nuk mund të marrë përsipër dështimet e saj. Mbështesim vendosjen e reciprocitetit, si masë e drejtë e çdo shteti sovran. Në të njëjtën kohë, koordinimi me aleatët tanë është kërkesë e përhershme e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky koordinim është kushti i vetëm i suksesit”, ka shkruar LDK.

Sipas LDK-së, opozita do të duhej të dëgjonte para se t’i merrte vendimet.

Më herët, në një konferencë për media, e cila erdhi sikurse një reagim nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Çitaku ka thënë se situata e mbrëmshme ka vërtetuar që aksioni për reciprocitetin e pjesshëm nuk ka qenë një veprim i menduar mirë, e aq më pak një veprim në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

Çitaku: Nuk është koha për protagonizëm politik, por për pjekuri politike

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika