LDK: Qeveria s’duhet të sillet në atë mënyrë që Serbia të duket mirë dhe të fajësohet Kosova





Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se po ndjek me kujdes situatën e krijuar pas dështimit në Bruksel, të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Me anë të një komunikate për media, nga LDK vlerëson se stabiliteti dhe siguria janë kushte thelbësore për të arritur progres, si dhe për të ushtruar sovranitetin në gjithë territorin e saj.

Megjithatë, kjo parti opozitare pati një kritikë ndaj kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Qeveria e Kosovës në asnjë rast nuk duhet të sillet në atë mënyrë që Serbia të duket mirë dhe të fajësohet Kosova, siç ndodhi sot”.

Siç thekson LDK, shtrirja e ligjshmërisë në gjithë territorin është e drejtë e pamohueshme e Kosovës.

“Suksesin e garanton koordimi me aleatët tanë, ShBA dhe BE. Kosovës i duhen aleatët e saj, përkrahës historik të popullit të Kosovës. Kush i dëmton raportet me aleatët, rrezikon ta lë vendin tonë pa përkrahje. Kosova ka arritur deri këtu bashkë me aleatët dhe kështu duhet të vazhdojë edhe më tutje”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Pas më shumë se tetë orëve takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga BE, tashmë i njëjti ka përfunduar, por pa sukses.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në një konferencë për media ka thënë se Kosova ka vendosur që ta vazhdojë më masën e gjobitjes për automjetet e targave ilegale, që nga 22 nëntori.

“Por pas disa orësh diskutimi të dyja palët, dy palët nuk u morën vesh për një zgjidhje sot. Mendoj se është në përgjegjësinë e tyre për çdo eskalim të mundshëm të situatës. Për transparencë duhet të them se kemi se ne e kemi propozuar një marrëveshje që mund ta shmangte këtë situatë. Vuçiq e pranoi këtë propozim Kurti jo”, ka thënë Borrell.

Borrell ka theksuar se është në përgjegjësinë e tyre për çdo eskalim të mundshëm të situatës.

“Po kemi një mision atje Eulexin, dhe trupat e KFORIT por nuk mund ta marrin rolin e policisë lokale, nuk është në mandatet e tyre dhe kapacitetet e tyre. Zbatimi Ligji nuk mund të përdoret si justifikim për tensione dhe eskalime. Ku nuk respektohet një obligim të marrë vesh shumë vite më parë në dialog. EU, vazhdueshëm kanë bërë thirrje për de-eskalim. Ky takim ishte për përgjegjësi të liderëve që në mënyrë urgjente të marrin veprime për de-easkalim të situatës. Për të siguruar që paqja do të jetë e sigurt”, shtoi ai.

Sipas Borrell ky rreth i krizave duhet të ndalet.

“Vuçiq dhe Kurti, me mandate të forta, presim nga ta të tregojnë lidership dhe të marrin hapa për t’i normalizuar marrëdhëniet”.

 





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika