LDK refuzoi takimin me Kurtin për Vetingun: E japim kontributin në Kuvend, i panevojshëm takimi në hapësira të tjera

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka dhënë mbështetje procesit të Vettingut, pas takimit që ka mbajtur kryetari, Memli Krasniqi, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka pranuar ftesën nga kryeministri dhe e kanë cilësuar si të panevojshëm takimin në hapësira të tjera përveç në Kuvendin e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ka pranuar takimin nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për procesin e Vettingut, pasi sipas tyre ky takim është i panevojshëm në hapësira të tjera, duke thënë se nga ana e tyre kontributi do të ofrohet vetëm në Kuvendin e Kosovës.

Qëndrimin e LDK-së e ka bërë të ditur zëdhënësja politika e LDK-së, Sibel Halimi, për Portalin Dukagjini.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, duke njohur rëndësinë e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë si dhe duke u bazuar në Opinionin e Komisionit të Venecias, vlerëson se kontributi ynë do të ofrohet në institucionin më të lartë në vend, Kuvendin e Kosovës. Andaj, ftesa e kryeministrit Kurti, për t`u takuar në hapësira tjera për një çështje kaq të rëndësishme është e panevojshme”, ka deklaruar Halimi, për Portalin Dukagjini.

Sibel Halimi

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka pranuar ftesën nga Kurti,  duke i dhënë mbështetje reformës për drejtësi, pasi sipas tyre zhvillimi procesit të Vettingut nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është zgjidhja e vetme e drejtë, e duhur dhe e qëndrueshme.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se procesi i Vettingut duhet të implementohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe rekomandimet e veçanta të Komisionit të Venecias.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Kransiqi në një konferencë për media, ka theksuar se për të zbatuar një proces të tillë, është i domosdoshëm një konsensus i gjerë ndërmjet partive politike parlamentare.

“Partia Demokratike e Kosovës ka vite që ka propozuar dhe elaboruar nevojën për fillimin e një procesi të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë të Republikës së Kosovës. Një proces i tillë duhet të implementohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe rekomandimet e veçanta të Komisionit të Venecias”, është shprehur Krasniqi.

Kransiqi: Procesi i Vettingut të zhvillohet përmes Kuvendit

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika