LDK: Subvencionimi i teksteve shkollore nuk e mbulon koston reale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mënyrën e subvencionimit të teksteve shkollore, duke thënë se kostoja reale që përballin prindërit është dukshëm më e lartë se mbështetja që ofron qeveria.

Ajo thotë se sot, viti i ri shkollor ka gjetur mësimdhënësit në pozita të papërshtatshme, derisa shtoi se Ministria e Arsimit nuk ua jep përkrahjen e duhur atyre.

Sipas saj, shumë prindër nuk kanë marrë shtesat e planifikuara nga MAShT, derisa shton se kjo përbën problem të madh për prindërit në Kosovë.

“Për fat të keq ky vit shkollor nuk na gjen të përgatitur për vitin shkollor. Nuk gjen reformë përmbajtësore që ka ngritur cilësinë në arsim. Kjo ka ndodhur përgjatë katër viteve të kaluara. Ne i kemi fëmijët që shkojnë me kushte të papërshtatshme, me kushte minimaliste. Sot me 1 shtator edhe mësimdhënësit i gjen në një pozitë të papërshtatshme, pa përkrahje të duhur nga MASHT. I gjen pa paga dinjitoze dhe me kushte të vështësuara pune, pa mjete digjitale, nuk kanë kurikul digjitale. Fatkeqësisht ky prindërit i gjenë me vështirësi të jashtëzakonshme në sigurimin e teksteve shkollore. Nga se Ministria e Arsimit në pamundësi të përmbushjes së obligimeve ligjore që i ka për sigurimin e teksteve shkollore, ia ka kaluar këtë përgjegjësi prindërve. Prindërit sot me 1 shtator shumica prej tyre nuk i kanë marrë subvencionet e planifikuara për shkak të vonesave dhe vështirësive të sigurimit të librave në librari dhe shtëpi botuese. Vështirësitë e prindërve janë edhe kostoja e librave, kostoja e librave sot është shumë më e lartë se në rast se MASHT do t’i siguronte librat vetë”, tha ajo.

Deputetja shtoi se shuma që mbulon ministria është e pamjaftueshme në raport me shpenzimet reale që kanë prindërit.

“E kemi kritikuar sepse besojmë që kjo kosto e teksteve shkollore është më e larta se sa në rast se ministria do t’i siguronte vetë librat. Shumë komuna në Kosovë nuk kanë as librari, shumë komuna ju vendosin edhe çmime të ndryshme të librave. Kam siguruar çmimet, për klasat 1-5 MASHT i subvencionon prindërit me 80 euro, mesatarja e librave bazë është minimalisht 120 euro deri 130 euro. Ndërsa për klasat e 6-9 MASHT i subvencionon prindërit 80 euro për fletore pune dhe të tjera, por që të gjitha materialet janë 130-140 euro”, tha Lushaku-Sadriu./EO

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika