Legalizimi i sprejit të piperit, kërkohet për vetëmbrojtje në Kosovë

Një ndër kërkesat kryesore të protestës kundër dhunimit të 11-vjeçares ishte legalizimi i sprejit të piperit. Një gjë e tillë njohësit e legjislacionit po thonë se duhet të bëhet përmes një ligji. Teksa Ministrja e Drejtsisë thotë se ka marrrë iniciativën për të jetësuar këtë kërkesë

Pamje nga protesta

Ishte ndër kërkesat kryesore që u tha zëshëm në protestën kundër dhunimit të 11-vjeçares.

Krejt vajzat e gratë, ka një sprejë në çantë, ishte ndër parullat kryesore që po gjëmonte rrugëve të Prishtinës.

Kjo po kërkohet si masë sigurie, pas ngacmimeve e dhunimeve të shumta të raportuara në vend.

Sipas aktivistes politike Teuta Rrusta, e cila me vete tashmë e mban një të tillë në çantë, një gjë të tillë e kanë të lejuar shtetet demokratike.

“Spreji krejt çka është, është neutralizues i një sulmi që eventualisht mund të bëhet. Ky nuk është i rrezikshëm kërkush s’ka vdek prej sprejit, e as dëmtu afatgjatë prej tij, kjo është veç një masë e përkohshme urgjente për rrethanat ku jemi. Amerika Franca, Austria, Mali i Zi, vendet demokratike, kanë sprej”, ka thënë Teuta Rrusta – aktiviste.

Kolektivi për mendim dhe veprim feminist thonë se presin që kërkesa e tyre të diskutohet në Kuvend.

“Kërkojmë legalizimin e sprejit, pasi kjo është e ndaluar, dhe ne –po dëshirojmë që kjo të shkojë në diskutim, edhe në kuvend dhe mos me qenë më ilegale”, ka thënë aktivistja Fjolla Muqaj.

Por cili është efekti i tij dhe a do të mund të legalizohet në Kosovë, sipas avokatit Arbër Jashari një praktikë e tillë nuk do duhej të ndodhte. Megjithkëtë ai rekomandon rrugët ligjore.

“Nëse do të ndodhte kjo, besoj kjo gjë më së miri do të ishte të bëhej me ligj, ku ligji pastaj në mënyrë specifike, të tregonte edhe për rrethanat se si mund të pajisen, ku mund të shitet, si mund të  shitet, për licensimin e kompanive që e shesin”, ka thënë Arbër Jashari – avokat.

Si rrallë herë kjo kërkesë duket se nuk ka hasur në vesh të shurdhër, për cka ministrja Haxhiu, thotë se bashkë me ministrinë e udhëhequr nga Xhelal Sveçla kanë nisur të punojnë lidhur me këtë çështje.

“Tashmë kemi caktuar, dy grupe për analiza në aspektin ligjor, që është nga Ministria e Drejtësisë dhe analizë në aspektin e sigurisë nga Ministria e Punëve të Brendshme”, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Një protestë do të mbahet edhe të hënën duke përsëritur kërkesat e njëjta pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika