Lekaj: Askush nuk ka frikë nga ligji për konfiskimin e pasurisë

Për deputetin nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ligji për konfiskimin e pasurisë është ligji politik, dhe opozita nuk është e obliguar t’i bëjë kuorumin Qeverisë e cila i ka 68 deputetë

Deputeti nga AKK, Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Pal Lekaj, ka thënë se ata kur kishin qenë në pushtet kanë votuar dhe ligje të cilat ishin jashtë kornizave të Partisë së tij, kur ishin në fjalë interesat e qytetarëve.

Për Lekajn opozita nuk duhet të akuzohet në asnjë mënyrë për mosprezencën e deputetëve të saj, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Sepse 68 deputetë i ka koalicioni i qeverisjes dhe e gjithë përgjegjësia bie mbi ta”, është shprehur, Pal Lekaj në emisionin ‘FIVE’ në RTV Dukagjini.

Tutje ai ka folur dhe për dështimet për ta miratuar ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ku ka thënë se opozita nuk e ka për obligim që t’i bëjë kuorumin e Qeverisë por ajo duhet që ta bëjë vetë sepse është obligim i saj.

Dhe për të, ky ligji është me prapavijë politike dhe jo për të vendosur drejtësi.

“Askush nuk ka frikë nga ligji për konfiskimin e pasurisë”, ka thënë ai.

Lekaj ka treguar, se kujt duhet t’i konfiskohet pasuria.

“Të gjithë atyre që kanë shfrytëzuar pozita për tu pasuruar në kurriz të qytetarëve duhet që t’i konfiskohet pasuria”, ka theksuar ai.

“Frikë duhet të kenë ata që kanë keqpërdorur pozitat”, ka shtuar Lekaj.

Sipas, Lekajit, ata kanë sjellë një ligj Ad hoc në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pa i përfunduar debatet në Kuvendin e Kosovës dhe dëgjimet publike me qytetarë dhe shoqërinë civile.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika