Lëndohen tre persona në një aksident në rrugën Gjakovë – Klinë

Në një aksident që ka ndodhur sot, ku të përfshira ishin dy automjeteve në rrugën Gjakovë - Klinë, janë lënduar tre persona

Ilustrim

Janë lënduar tre persona, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Klinë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku tek kodra e Vraniqit (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime (lëndime të lehta trupore)”, ka thënë Elezaj.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika