Lëndohet rëndë punëtori i pastrimit në Prishtinë, u godit nga kamioni i mbeturinave

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i një kompanie të pastrimit ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga automjeti që po grumbullonte mbeturinat

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i një kompanie të pastrimit ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga automjeti që po grumbullonte mbeturinat.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur gjatë mëngjesit të së shtunës në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.

“I dyshuari, punëtor i një kompanie, deri sa ishte duke drejtuar automjetin (kamion për grumbullimin e mbeturinave) nga pakujdesia ka goditur punëtorin e kompanisë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika