Leonis Mulaj, talenti nga Kosova që po shkëlqen në futbollin zviceran

Leonis Mulaj është një talent që po ndërton me kujdes dhe vazhdimësi rrugën e tij drejt futbollit profesionist.

Që në moshë të hershme, ai ka treguar përkushtim dhe potencial, duke kaluar nëpër disa prej akademive më të njohura të futbollit zviceran.

Në moshën gjashtë vjeçare, ai hodhi hapat e parë te Menzoreinach, aty ku talenti i tij nuk vonoi të binte në sy.

Instinkti i lindur për gol dhe serioziteti në lojë e veçuan shpejt nga bashkëmoshatarët.

Në moshën 9-vjeçare, zhvillimi i tij i përshpejtuar e çon te FC Wohlen, ku për dy vite radhazi Leonisi rritet jo vetëm fizikisht, por edhe taktikisht, duke u shndërruar në një nga emrat më premtues të grupmoshave të reja.

Viti 2020 shënon kthesën e madhe.

Grasshopper, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit zviceran, hap dyert për të.

Në akademinë elitare të klubit, Leonisi arrin kulmin e parë të karrierës së tij të re.

Me fanellën e U15, ai shpallet golashënuesi më i mirë i gjithë Zvicrës, duke shtuar edhe nëntë asistime.

Një statistikë që flet për një sulmues modern, që di të shënojë dhe të ndërtojë lojë.

Më 14 korrik 2023, vjen një vendim i guximshëm: largimi nga Grasshopper dhe transferimi te FC Luzern, për një zhvillim edhe më të balancuar sportiv dhe profesional.

Dhe përgjigjja në fushë ishte e menjëhershme.

Sezoni 2023–2024 mbyllet me 18 gola dhe me titullin kampion i Zvicrës U16.

Progresi nuk ndalet.

Në sezonin aktual, Leonisi bën hapin drejt juniorëve të Luzern Kriens.

Aty po kalon formë fantastike. Shtatë gola dhe tri asistime në 12 ndeshje në gjysmën e parë të sezonit.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e Kombëtares U17 të Kosovës në grumbullimin e muajit janar në vitin 2025.

Por, në stëvitjen e parë kishte pësuar një lëndim, i cili e pengoi të vazhdonte pjesëmarrjen.

Leonis Mulaj mund të konsiderohet si një prej futbollistëve më premtues kosovar.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika