Lëvizja Feministe Studentore e quan të papranueshëm vendimin e UP-së për profesorin Xhevat Krasniqi: Ikje nga përgjegjësia

Lëvizja Feministe Studentore ka reaguar pas vendimit të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili ka pezulluar nga puna profesorin e rregullt të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi

Lëvizja Feministe Studentore ka reaguar pas vendimit të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili ka pezulluar nga puna profesorin e rregullt të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë.

Anita Mjeku nga Lëvizja Feministe Studentore tha se gjysma e komunikatës së UP-së merret me vendimin në fjalë, ndërsa askund nuk u përmend ngacmimi seksual.

“Gjysma e komunikatës së UP-së merret me vendimin në fjalë, ku askund nuk u përmend ngacmimi seksual, i cili ishte vetë shkaku i procedurës së zhagitur të Këshillit. Gjysma e tjetër e saj mundohet të paraqes Këshillin e Etikës si viktimë e ndonjë presioni të padrejtë të ushtruar nga persona të ndryshëm brenda dhe jashtë UP-së duke i emëruar ato si sulme ndaj anëtarëve të Këshillit”- tha ajo.

Ndërsa tutje tha se me këtë vendim është shkelur neni 11, pika 7 e rregullores së UP-së për ngacmime seksuale.

“Duke e marrë vendimin për pezullim të punës jo në baza të akuzave brenda UP-së, por në përkatësitë e institucioneve të jashtme shtetërore, Këshilli i Etikës e hoqi përfundimisht petkun e një organi që përmbush qëllimin e sjelljes para përgjegjësisë së ngacmuesve, dhe tregoi fytyrën e tij të vërtetë. Duke e shkelur nenin 11 pikën 7 të rregullores së UP-së për ngacmime seksuale, duke mos e marrë vendimin në mënyrë të pavarur nga procedurat e jashtme”- tha ajo.

Sipas saj, Universiteti i Prishtinës e humbi mundësinë që të vendosë një precedent të rëndësishëm të konstatimit të ngacmimit seksual dhe caktimin e masave ndaj ngacmuesit.

Ndërsa tha se Lëvizja Feministe Studentore nuk do të ndalet.

“Theksojmë se ky vendim është i papranueshëm për ne, dhe është ikje nga përgjegjësia. Rrjedhimisht, ne thërrasim të gjithë studentët dhe studentet, por edhe stafin akademik të na bashkohen”- u shpreh ajo.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, e ka pezulluar nga puna profesorin e rregullt të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë.

Pezullimin nga puna të profesorit Krasniqi rektori e ka bërë pas rekomandimit të Këshillit të Etikës të UP-së.

Në vendimin e Rektoratit për këtë rast thuhet se KE e ka rekomanduar pezullimin e Krasniqit derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika