Liburn Aliu nënshkruan marrëveshje edhe me UP-në

Ministri i Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, pas që kishte nënshkruar të mërkurën  e 20 prillit me një kolegj privat një marrëveshja,  pas një ditë ka nënshkruar marrëveshje dhe më Universitetin e Prishtinës (UP)

Ministri Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Rektori i Unversitetit i Prishtinës

Marrëveshja në mes të MMPHI-së dhe UP-së, është nënshkruar nga ministri Liburn Aliu dhe rektori i UP-së, Naser Sahit.

Aliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me UP-në.

“Bashkë me rektorin e Universitetit të Prishtinës, prof.dr. Naser Sahiti, nënshkruam marrëveshjen, që përcakton kornizat e bashkëpunimit institucional në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Liburn Ailu.

Ky bashkëpunim në mes të këtyre institucioneve ka të bëjë me harmonizimin e përmbajtjeve mësimore për nevojat e tregut të punës, funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale e shkencore si dhe ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët e Universitetit të Prishtinës.

Sipas ministrit, kjo marrëveshje është reflektimi i zotimit të MMPHI-së, që këto praktika dhe aktivitetet të përditshme nga ky bashkëpunimi i MMPHI-së dhe UP-së, të jetësohen.

Përveç kësaj marrëveshje, gjatë ditës së djeshme ishte nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër me një institucion arsimor privat, në të cilin është duke punuar si profesor.

Gjatë nënshkrimit me Kolegjin, Privat.

Ministri Aliu flet për mosnënshkrimin e marrëveshjes me UP-në

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika