Lidhja e Historianëve të Kosovës e cilëson si nxitje të urrejtjes “Lëvizjen Kundër Fesë Islame”

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se tubimet e tilla, pa marre parasysh thirrjet që behën kundër një komunitetit të caktuar fetare, janë të dëmshëm, sidomos tashme kur në Kosovë kemi një klime të re në të gjitha sferat e jetës”, kanë përfunduar reagimin e tyre LHK-së dega në Deçan.

Lidhja e Historianëve të Kosovës  “Ali Hadri” në Deçan ka reaguar ashpër ndaj “Lëvizjes për braktisjen e Fesë Islame”, duke e akuzuar për propagandë kundër fesë dhe nxitje të urrejtjes, duke theksuar se e drejta e besimit fetar është e drejtë personale dhe pa imponime.

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon dhe shpreh shqetësimin e saj në lidhje me një organizim të ditës së djeshme, ku persona tashme të njohur edhe për publikun, kanë manifestuar duke nxitur urrejtje deri në mos durim në një aktivitet me qëllime propagandimin fetarë”.

“Kjo iniciative e thirrure në emër të një ashtuquajture “Lëvizje: Braktisja vullnetare e fesë islame”, nuk është asgjë me shumë e asgjë me pak se sa thirrje dhe nxitje urrejtës mes komuniteteve të caktuara fetare në Kosovës. Për këtë kjo është e papranueshme dhe e dënueshme”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se tubimet e tilla, pa marre parasysh thirrjet që behën kundër një komunitetit të caktuar fetare, janë të dëmshëm, sidomos tashme kur në Kosovë kemi një klime të re në të gjitha sferat e jetës”, kanë përfunduar reagimin e tyre LHK-së dega në Deçan.

Më tutje Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka thënë se tubimi është keqpërdorur.

“Në bazë të informatave që tashme ne i disponojmë, manifestimi në fjalë është keqpërdorur nga organizatorët dhe si i tillë hedh dyshime për prapavijën e tij, kur tashmë ka edhe reagime nga të pranishmit që janë manipuluar në emër të thirrjes për manifestimin ku do të flitet për “terrorizmin” si problem tashmë global” thuhet mes të tjerash në reagim.

Më poshtë mund ta lexonin reagimin e plotë të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika