Ligjvënësit amerikanë akuzojnë Departamentin e Drejtësisë për redaktim të papërshtatshëm të dosjeve ‘Epstein’

Ligjvënësit amerikanë thonë se Departamenti i Drejtësisë (DOJ) ka redaktuar në mënyrë të papërshtatshme dosjet lidhur me të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, para se t’i publikonte ato.

Anëtarët e Kongresit të hënën filluan të shqyrtojnë versionet e papërredaktuara të rreth tre milion faqeve të dosjeve, të cilat u publikuan që nga dhjetori nën ligjin Epstein Files Transparency Act (EFTA).

“Çështja kryesore është se ata nuk po i përmbushin ligjin tim, sepse këto dokumente u redaktuan në mars nga FBI-ja e Donald Trumpit,” tha për MS NOW përfaqësuesi demokrat, Ro Khanna.

Të paktën një dokument është hequr nga redaktimi që nga ankesa e ligjvënësve, me Zëvendës Prokurorin e Përgjithshëm Todd Blanche duke deklaruar në X se “DOJ është i përkushtuar ndaj transparencës.”

Pas shqyrtimit të dokumenteve të papërredaktuara, Massie dhe Khanna, të cilët ishin bashkosponsorë të ligjit që detyroi publikimin e dosjeve të Epstein vitin e kaluar, thanë se kishin identifikuar rreth 20 emra që ishin të gjithë të redaktuar përveç emrit të Epsteinit dhe bashkëpunëtores së tij të dënuar për trafikim seksual, Ghislaine Maxwell.

“Gjashtë nga këta emra mund të përkasin tek burra që me shumë gjasa janë të përfshirë,” tha Massie, para se të publikonte një screenshot të dokumentit të redaktuar online dhe të kërkonte shpjegim.

“Këto emra janë redaktuar në mënyrë të papërshtatshme,” shtoi Khanna.

Në përgjigje të shqetësimeve të tyre, Blanche tha se departamenti i tij “sapo i ka hequr redaktimet të gjitha emrave që nuk janë viktima nga ky dokument. DOJ është i përkushtuar ndaj transparencës.”

Ai gjithashtu lidhur me dy dokumente të tjera që Massie i theksoi, tha se ato nuk fshehin asnjë informacion thelbësor.

Por Khanna tha se masat e marra pas publikimit të dokumenteve nuk janë ende në përputhje me ligjin EFTA, i cili u miratua pothuajse në mënyrë unanime nga Kongresi dhe u nënshkrua nga Presidenti Trump në nëntor.

“FBI-ja e Trumpit i redaktoi këto dosje në mars. Dokumentet që DOJ mori përmbanin këto redaktime. Ata duhet t’i pastrojnë sërish dosjet e FBI-së që të dimë se cilët janë burrat e pasur dhe të fuqishëm që kanë përdhunuar vajza të mitura,” shkroi Khanna në rrjetet sociale.

Massie tha se redaktimet e gabuara tregojnë se Departamenti i Drejtësisë “ka nevojë të bëjë pak më shumë punë” në menaxhimin e dosjeve.

“Çfarë zbuluam është se ato formularë 302 ishin redaktuar para se të arrinin tek DOJ,” tha ai, duke shtuar se kjo bie ndesh me ligjin, i cili kërkon që FBI-ja – që është pjesë e DOJ – të heqë redaktimet para se dokumentet t’i dërgohen Zëvendës Prokurorit Blanche dhe Prokurorit të Përgjithshëm Pam Bondi.

Ndër redaktimet e theksuara nga Massie ishte një dokument që duket të tregojë një shkëmbim emailesh midis Epsteinit dhe një personi të panjohur që diskutonte një “video torturash” dhe udhëtime midis Kinës dhe SHBA-së.

Massie tha se “duket se kjo është dërguar nga një Sultan” dhe kërkoi që identiteti i fshehur të zbulohet.

Blanche reagoi duke thënë se pjesa e fshirë është një adresë emaili dhe ligji kërkon të redaktohen informacionet identifikuese personale, përfshirë adresat e emailit. Ai shtoi se emri i Sultanit është i qartë në dokumentet e tjera.

Massie gjithashtu ankohej se emri i një “CEO-je të njohur të pensionuar” mungonte nga një dokument i FBI-së që listonte bashkëpunëtorët e mundshëm të Epsteinit.

Brenda disa orëve, Blanche tha se edhe ai emër – që tashmë shfaqet në dokumente të tjera – ishte zbuluar. “DOJ nuk po fshihet asgjë,” shkroi ai.

Të fundit nga rubrika