Limaj: Djem e vajza, bëhuni ushtarë të komandantit e më ndihmoni ta çajmë rrethin si dikur në malet e Berishës

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për garën në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Limaj bëri një krahasim mes situatës së tij politike sot dhe një prej momenteve më të vështira të luftës, rrethimit në Malet e Berishës nga ushtria serbe.

Ai tha se ashtu siç i kishte qëndruar rrethimit atëherë për të mbrojtur qindra civilë, edhe sot është i vendosur t’i qëndrojë presionit politik përballë.

“Unë jam njeri i sfiduar në jetë, kam pasë sfida por ua kam dalë atyre, sepse kam besu. Në ofenziven serbe në Malet e Berishës, ishim të rrethuar, patëm oferta për t’u tërhequr, nuk u tërhoqa me shoktë e mi, nuk u prek asnjë civil aty. 85 mijë banorë civil s’u prekën, sepse për tri javë qëndruam me shokët e UÇK-së…

Po du me i thënë djemve dhe vajzave të reja, se kam parë shumë me shenj të UÇK-së nëpër telefona, Facebook, nëpër postime, ne tubime. Du me iu thënë komandanti është ti rrethuar, më kanë rrethuar do të padukshëm, do grupe të vogla këtu, më ndihmoni e më besoni të thyej rrethimin bashkë. Ma besoni votën kësaj here… ta çajmë këtë rrethim që po bëhet nëpër do zyre, podrume e që s’po dojnë me pa në parlament… më besoni se dikur ma keni besuar jetën, po flas për ata që kanë qenë ushtarë e 85 mijë civilë… djemë e  vajza bëhuni ushtarë të komandantit e të çajmë këtë rrethim bashkë. E të ia bëjmë një surprizë Kosovës”, ka thënë Limaj.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika