Limaj pas votimit: Qytetarët vendosin kujt do t’ia lënë në dorë shtetin

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Limaj u shpreh se kjo ditë është e rëndësishme për demokracinë e Kosovës dhe shtetit tonë teksa vendimmarrja kalon tek qytetarët, njofton Dukagjini.

“Ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës, për shtetin tonë. Sot është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari. Për ta bërë këtë shtet më të pjekur, më të fortë dhe funksional. Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetari, për t’i dhënë një mundësi dhe shpresë zhvillimit të Kosovës”.

“Shpresoj që çdo qytetarë do të vendos për fëmijët tanë, për këtë shtet, për forcën e shteti, zhvillimin e shteti dhe funksionimin e shtetit. Mos harroni, sot vendosni që për katër vitet e ardhme në dorën e kujt do ta lëni Parlamentin e Kosovës dhe funksionimin e shtetit, prandaj është një vendimmarrje shumë e rëndësishme. Besoj që qytetarët e Republikës së Kosovës do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë vendimmarrje. Në fund të fundit kjo ka qenë përpjekja jonë e vazhdueshme për t’ia dhënë mundësinë gjithmonë për të ardh te liria e shtetit dhe pastaj qytetari t’i jep drejtim vet vendit vet dhe kjo është dita e asaj vendimmarrje të rëndësishme, për guxim dhe shpresë”, tha ai.

Të fundit nga rubrika