Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Prokuroria ka konfirmuar për Dukagjinin se Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z. Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin ‘Rezervat shtetërore’. Derisa rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera, publiku do të njoftohet me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.