Lirohet avokati Besnik Berisha

Besnik Berisha, avokat

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për avokatin Besnik Berisha.

Siç bën të ditur për Dukagjinin avokati i Berishës, Naim Rudari, atij i është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar. E në këtë rast, dëshmitarit të këtij rasti.

“Po është refuzuar kërkesa e Prokurorisë, i është caktuar masa ndalim për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”, ka thënë Rudari.

Gjithashtu, edhe Gjykata ka njoftuar për refuzimin e kërkesës së prokurorit.

“Ndërkaq, sa i përket të dyshuarit B.B., i është refuzuar kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit dhe i caktohet masë e sigurisë ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim e Gjykatës.

Berisha është i dyshuar për shkak të veprave penale, ushtrimi i ndikimit, dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare.

Ndërkaq, ndryshe nga Berisha, pesë te dyshuarëve të tjerë u është caktuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) të dyshuarve: N.Xh.,  J.V., F.Z., R.C., A.S., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, të pandehurit me inicialet I.S., i është refuzuar kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit dhe i caktohet masë e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika