Lirohet në procedurë të rregullt një i dyshuar për sulm seksual në Gjakovë

Një i dyshuar është arrestuar të enjten për sulm seksual ndaj një gruaje në Gjakovë, por pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës

Në Gjakovë, të enjten një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një burrë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar, por pasi u intervistua me vendimin e prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti thuhet se ka ndodhur më 10 qershor.

“Gjakovë / 10.06.2024 – NN. Më 13.06.2024, ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika