Lirohet nga arresti shtëpiak kreu i PD, Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Salih Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është liruar nga arresti shtëpiak. 

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar ka vendosur për lirimin e  Berishës nga masa e arrestit shtëpiak.

“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën. Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, deklaroi avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.

Sali Berisha ishte  në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Kjo masë u mor pasi nuk zbatoi masën “detyrim paraqitje”, duke refuzuar të shkojë të merret në pyetje në SPAK./ TopChannel

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika