Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu pasi një gjykatë vendosi që ai mund të vazhdojë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi nën kushte strikte.
Sarkozy e përshkroi përvojën e tij trejavore në burgun La Santé të Parisit si “të rraskapitshme” dhe një “makth” gjatë seancës gjyqësore me videolidhje.
Ai kishte hyrë në burg më 21 tetor, pasi u shpall fajtor për konspiracion kriminal për marrjen e fondeve të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007 nga regjimi libian i Muammar Gaddafit.
Sarkozy mohon shkeljet dhe ka apeluar vendimin, me gjyqin e ri në apel të planifikuar për pranverën e ardhshme.
Gjykata e Parisit kishte vendosur më parë që për shkak të rëndësisë së dënimit, ai duhet të fillonte vuajtjen e tij në burg derisa të përfundonte procesi i apelit.
Megjithatë, një gjykatë apeli tani miratoi kërkesën e tij për lirim dhe lejon që ai të vazhdojë dënimin në shtëpi, duke i vendosur masa të rrepta. Sipas kushteve të lirimit, Sarkozyt i ndalohet të flasë me zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë.