Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim nga KQZ-ja, e quan antiserb vendimin

Lista Serbe është ankuar në PZAP për vendimin e djeshëm të KQZ-së, e cila me 6 abstenime e 2 vota kundër nuk e miratoi rekomandoi propozimin për certifikim të saj nga Sekretartiati i KQZ-së. Kjo parti e ka quajtur antidemokratik dhe antiserb vendimin e KQZ-së

Ashtu siç pritej, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe ka shfrytëzuar të drejtën e ankesës në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa ndaj vendimit të djeshëm të KQZ-së.

Ky institucion me votat kundër të VV-së e abstenimet e 6 të tjerëve, nuk e certfikoi  Listën Setbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në një konferencë për media, kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, njoftoi për ankesën në  PZAP dhe vendimin e KQZ-së e ka vlerësuar si antidemokratik dhe antiserb.

“…Lista Serbe është partia me raportin më të mirë financiar në vitet e fundit. Pavarësisht faktit se ne kemi të drejtë të marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare, regjimi i Albin Kurtit dëshiron ta bëjë të pamundur për Listën Serbe dhe të drejtën e popullit serb për të zgjedhur përfaqësues legjitim”, ka deklaruar Zlatan Elek – kryetar i Listës Serbe.

Përkundër se KQZ nuk e certifikon, Lista Serbe betejën në të kaluarën e ka fituar pas ankesës në PZAP. Në dy raste ky institucion e ka anuluar vendimin e KQZ-së për moscertifikim.

Për të e pamundësuar certifikimin e kësaj partie, sipas juristëve nuk e ka fuqinë KQZ-ja por hallkat tjera të shtetit.

“E para duhet të ketë një bazë të fuqishme që e rregullon, si materien si procedurën për shpërbërjen e një subjekti politik, dhe në anën tjetër duhet të ketë një vendim gjykate në lidhje me një subjekt politik,  nuk mundesh që në këtë mënyrë përmes KQZ-së të zgjedhjeve thjesht të thuhet se nuk certifikohet një subjekt i caktuar për të hyrë në garë, një veprim i tillë është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën”, ka deklaruar Gzim Shala – IKD.

Lista Serbe nuk u certifikua fillimisht për pjesëmarrje as në zgjedhjet e përgjithshme të Shkurtit të këtij viti e pastaj edhe në ato lokale, por që të dyja vendimet u hodhën poshtë në shkallën e dytë./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lekturave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lekturave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika