Lista Serbe po e përsërit sërish skemën e saj të njohur të votimit të organizuar, duke sjellë grupe votuesish në qendrat e votimit në mënyrë të koordinuar.
Sipas informacioneve që ka sjell gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi nga terreni, votuesit e kësaj partie janë parë duke ardhur në grupe të strukturuara, kryesisht me mjete të organizuara transporti, çka ka ngritur shqetësime serioze për presion të mundshëm ndaj votës së lirë dhe për cenim të parimeve themelore të procesit zgjedhor.

Kjo praktikë, e përsëritur në disa procese zgjedhore, është kritikuar vazhdimisht nga shoqëria civile dhe vëzhguesit zgjedhorë, të cilët kanë paralajmëruar se votimi i organizuar bie ndesh me standardet demokratike dhe krijon dyshime për ndikim, intimidim apo kontroll të votuesve.
