Lituania do të mbyllë dy pika kufitare me Bjellorusinë

Zëvendësministri i Brendshëm i Lituanisë, Arnoldas Abramavicius, të premten ka njoftuar se Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikëkalimet kufitare me Bjellorusinë

Rojet kufitare të Lituanisë duke patrulluar përgjatë kufirit me Bjellorusinë. 7 korrik 2023. Foto: Reuters

Zëvendësministri i Brendshëm i Lituanisë, Arnoldas Abramavicius, të premten ka njoftuar se Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikëkalimet kufitare me Bjellorusinë, për shkak të shqetësimeve lidhur me praninë e mercenarëve të “Wagner”-it, njoftoi të premten zëvendësministri i Brendshëm.

“Ne po përgatisim vendimin për mbylljen e dy pikëaklimeve kufitare”, ka thënë Arnoldas Abramavicius për AFP-në.

Sipas tij, pikëkalimi kufitar i Sumskos dhe ai i Tvereciausit do të mbyllen.

Lituania, shtet anëtar i NATO-s në krahun lindor të aleancës, pritet që të zyrtarizojë këtë vendim javën e ardhshme.

Bjellorusia, “aleatja e Moskës” është nikoqire e luftëtarëve të “Wagner”-it, të cilët u zhvendosën në këtë shtet pas rebelimit ndaj ushtrisë së Rusisë.

Liderët e Lituanisë dhe Polonisë më herët gjatë kësaj jave thanë se afër katër mijë mercenarë veçse janë stacionuar në Bjellorusi.

Të dyja shtetet po e shqyrtojnë marrjen e një vendimi të përbashkët për mbylljen e tërësishme të kufijve me Bjellorusinë, pas shqetësimeve se luftëtarët e “Wagner”-it mund të tentojnë të kalojnë kufijtë të kamufluar si migrantë dhe të kryejnë akte provokuese brenda këtyre dy shteteve.

Abramavicius tha se përveç mbylljes së dy pikëkalimeve kufitare, Lituania duhet të bëhet gati “që të mbyllë plotësisht kufirin në çdo moment”.

Si Polonia, ashtu edhe Lituania, kanë ngritur gardhe në kufijtë e tyre me Bjellorusinë dhe Rusinë, duke e akuzuar Minskun dhe Moskën se po orkestrojnë fluks të migrantëve për në Bashkimin Evropian, me qëllim që të destabizojnë 27 shtetet e bllokut. /REL

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika