Lituania vendos “dhëmbë dragoi” në kufirin me Kaliningradin për të ndaluar tanket ruse

Lituania ka vendosur “dhëmbë dragoi” – struktura piramidale të dizajnuara për të ndalur tanket – përgjatë kufirit me enklavën ruse të Kaliningradit.

“Barrierat e instaluara janë vetëm një pjesë e një tabloje më të gjerë dhe të integruar”, u shpreh komandanti i ushtrisë lituaneze, Raimundas Vaiksnoras.

Ky veprim vjen si pjesë e masave të reja mbrojtëse që po ndërmerr shteti baltik me synim frenimin e çdo agresioni të mundshëm rus, raporton Euronews.

“Po fillojmë nga niveli taktik – me pengesa të caktuara në kufi – dhe më pas do ta bashkojmë të gjithë planin inxhinierik në një sistem konceptual”, theksoi Vaiksnoras.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë e ka cilësuar këtë si një hap paraprak që synon të forcojë më tej mbrojtjen e vendit.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika