Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka paralajmëruar për beteja të reja politike, ndërsa Kosova po përgatitet për zgjedhjet parlamentare që mund të mbahen në dhjetor.
Lladrovci, i cili në prag të raundit të parë të zgjedhjeve lokale u largua nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), fitoi komunën nën logon e “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, duke mundur PDK-në që ka udhëhequr Drenasin që pas luftës së fundit.
“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë… do të ketë beteja të reja, beteja të cilat do të kenë parime dhe vlera, për sot e për nesër. Do të shkruhet edhe një histori në Dhjetorin që po vije, edhe një fitore!”, ka shkruar ai në Facebook.