Lladrovci: Kurti fiton vota duke keqpërdorur buxhetin – vetëm Hykmete Bajrami e Përparim Rama i kanë bërë opozitë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai po fiton vota përmes keqpërdorimit të buxhetit të Kosovës, ndërsa opozita nuk ka arritur ta sfidojë mjaftueshëm.

Ai gjithashtu ka theksuar se vetë ka qenë më aktiv në kritikat ndaj Kurtit se sa partitë e tjera opozitare.

“Albin Kurti votat është duke i fituar duke keqpërdorur buxhetin e Kosovës edhe askush nuk e ka akuzu, unë mendoj dy njerëz në Kosovë janë që i kanë bërë opozitë Albin Kurtit, nuk pa e shti vetën ne atë rend.

Unë mendoj që Hykemte Bajrami ka qenë aktive kundra çdo keqpërdorim të buxhetit të Kosovës, nuk e kam mike edhe Përparim Rama i fitoi zgjedhjet sepse u mor vetëm me Albin Kurtin. Nuk ka pasur opozitë, dyte të LDK unë jam i treti sepse unë kam thënë bashkë me ia mbledh kryesisë PDK nuk e kanë sulmu ose krirtiku më shumë se unë Kurtin”, ka deklaruar Lladrovci në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika