Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar dështimin e Glauk Konjufcës për t’u zgjedhur kryeministër, duke thënë se kishte marrë konfirmim nga disa deputetë të ish-opozitës se do ta mbështesnin atë në votim.
Ai konfirmoi se ka pasur deputetë nga ish-opozita që shprehnin vullnet për të mbështetur Konjufcën, “ka pasur që kanë dashur të votojnë Glauk Konjufcën”.
“Unë e kam besuar, në bazë të rrethanave takimeve që i kam pasur me njerëz të caktuar që më kanë thënë mua se kanë me votu sepse qëllimi jem ka qenë me heqë albin kurtin prej kandidatit, tash i ndërrojnë fjalët e veta kapak ose kanë pasur presion ka pak rëndësi”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, vendi nuk është dashur të shkojë në zgjedhje më 28 dhjetor dhe deklaroi se situata politike do të mund të kishte marrë drejtim tjetër po të mbahej fjala nga ata që e kishin premtuar mbështetjen.
“Nuk është mirë për Kosovën të shkojmë në zgjedhje me 28. Mund të na binte të shkonim në mars. Unë besoj që ka me lëviz shumë, por qytetari e vendos. Besoj që ka me ndryshu, sepse për një vjet e kemi terrorizu këtë vend…”
