Loja “Dukë” vazhdon me javën e Sabri Fejzullahut

Loja më e re në Radio Dukagjini, “Dukë'”, ka hyrë në javën e shtatë, ku dëgjuesit çdo javë bëhen fitues të 500 eurove, mundësuar nga Dukagjini Bookstore - Argëtohu dhe fito dhe  Radio Dukagjini - Një jetë me ty

Sabri Fejzullahu

Loja “Dukë”, loja më e re në Radio Dukagjini, më e madhja e organizuar nga ndonjë Radio stacion vendor, ka vazhduar me artistin e madh shqiptar, Sabri Fejzullahu. Këtë javë do të keni mundësi që më shpesh ti dëgjoni këngët e bukura të Sabri Fejzullahut, në valët e Radio Dukagjinit. E për t’u bërë pjesë në lojën “Dukë” dhe fitues i 500 eurove, krejt çka duhet të bëni është ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë.

Për të fituar shpërblimin ju duhet të dërgoni mesazh në operatorët Vala dhe Ipko në 55112 me fjalën “DUKË”, sa herë që dëgjoni këngë nga Sabri Fejzullahu, në Radio Dukagjini nga ora 08:00 – 16:00. Nëse i keni dëgjuar tri këngë radhazi në transmetim nga i njejti artist dhe keni dërguar mesazhe, ju mund të përzgjidheni si fitues përmes një aparati që është i pajisur me disa aplikacione online të cilat e zgjedhin fituesin automatikisht.

Mesazhin e dërgoni gjatë kohës kur kënga është duke u transmetuar, pasi që të gjitha mesazhet që dërgohen pas kësaj kohe, nuk do të jenë valide. Mesazhi kushton 1 euro.

Nëse dërgoni mesazhe në kohën e gabuar, mund të tarifoheni, por nuk do të fitoni.

Pasi fituesi të përzgjidhet, do të telefonohet nga stafi i lojës “Dukë” në transmetim të drejtpërdrejtë. Nëse ju telefonojmë, jeni vetëm ju që mund t’i përgjigjeni telefonit dhe t’a pranoni çmimin e fituar, 500 Euro. Nëse nuk lajmëroheni, nuk keni qasje në telefon, ne do të përzgjedhim një tjetër fitues.

Të gjashtë fituesit e deritashëm të lojës Dukë, nuk do të ketë të drejtë për gjashtë muaj të marrin pjesë përsëri në lojë, kjo për arsyen që t’i jepet hapësira edhe dëgjuesve tjerë.

Kjo lojë mundësohet nga Dukagjini Bookstore – Argëtohu dhe fito dhe Radio Dukagjini – Një jetë me ty.