Lokalet e natës në Ferizaj, cak i Inspektoratit të Punës

Për tri ditë me radhë, nga Inspktorati i Punës ka qenë duke u zhvilluar një aksion në Ferizaj në lokalet e natës

Inspektorati i Punës

Inspektorati i Punës në Ferizaj ka zhvilluar një aksionin që ka zgjatur tri ditë. Përmes këtij aksioni ka kontrolluar rregullat e sigurisë në punë, pushimet, pajisjen e objekteve me mjete mbrojtëse dhe të gjitha rregullat ligjore, përfshirë pushimet dhe disiplinimin e stafit.

Së bashku me forcat e Policisë së Kosovës, aksioni ka filluar rreth orës 21:00, ndërsa caku i inspektimit kanë qenë disa kafiteri.

Në rastin e parë biznesi nuk është kujdesur për respektimin e ligjit. Nuk ka poseduar dëshmi se punëtorët marrin pagë, shfrytëzojnë pushimet. Gjithashtu, në lokal ka munguar edhe vlerësimi i rrezikut.

Aksioni i Inspektoratit të Punës

Në biznesin e dytë, në lokal nuk janë gjetur dëshmi për paga të punëtorëve. Sipas deklaratave të para, pagat punëtorëve iu jepen në dorë. Gjithashtu, punëdhënësi nuk ka pasur dëshmi që punëtorët kanë shfrytëzuar pushimet, raporton Kallxo.

Të njëjtit biznes i është shqiptuar gjobë, për shkak se edhe më parë i ishte dhënë vërejtje.

Inspektimet kanë vazhduar edhe në lokale të tjera.

Në njërin nga bizneset është gjetur se biznesi nuk është i regjistruar në Administratën Tatimore të Kosovës.

Inspektorët kanë marrë të dhënat fillestare për të njoftuar Inspektoratin Komunal për të bërë mbylljen e atij lokali.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika