Luftanija ruse pozicionohet përballë Shqipërisë

Gjatë javës së kaluar, fregata, nëndetëse e luftanije ruse janë pozicionuar përballë Shqipërisë, për të treguar angazhimin e Rusisë, duke e sfiduar SHBA-në dhe NATO-n

Tensioni nuk ka të ndalur. Flota e Kremlinit del në det të hapur dhe qëllimi i vetëm është të sfidojë Perëndimin.

Kudo në botë, nga Baltiku në Paqësor, gjatë javës që lamë pas, fregata, nëndetëse e luftanije ruse janë pozicionuar për të treguar angazhimin e Rusisë për të vijuar përballjen me NATO, raporton A2news.

Dhe ky tregim force nga marina e Putinit i është afruar shumë dhe brigjeve shqiptare. Analistët italianë shkruajnë se një prej njësive më të fuqishme detare të Rusisë, pikërisht luftanija “Varyag”, ka kaluar në detin Jon pranë Pulias.

Ndërkohë që më vonë, anija e dytë më e madhe ruse e luftës, pas “Moskva”-s të mbytur në Ukrainë, është drejtuar për nga Adriatiku.

Ndërsa, në Mesdhe ndodhet dhe luftanija amerikane “Harry Truman”, e cila do të qëndrojë si pjesë e angazhimit të SHBA-së për të siguruar aleatët në rajon, për sa kohë që do të vijojë luftën në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika