Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari shkëlqejnë në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë

Fotot Telegrafi

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë qenë të pranishëm natën e kaluar në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Ata janë pritur ngrohtë nga fansat e tyre, të cilët i kanë ndjekur thuajse në çdo lëvizje e kanë shkëmbyer fotografi me ta.

Të njëjtit kanë shkëlqyer me paraqitjen e tyre elegante, Olta me një kostum të zi, ndërsa Luizi me një kostum ngjyrë të gjelbër të errët.

Artistët e famshëm kanë dhënë edhe një konferencë para mediave duke treguar detaje rreth filmit.

Të pranishëm në Prishtinë kanë qenë: Sara Hoxha, Zamira Kita, Ylber Bardhi, Luan Jaha etj, raporton Telegrafi.

Filmi ka arritur tashmë të bëhet viral dhe të pëlqehet mjaft shumë nga publiku shqiptar.

Përveç kësaj, ky film do të ketë premierën edhe në kinematë në Prizren e në Gjakovë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika