Lushtaku i përgjigjet Ramabajës: Nuk kam udhëhequr “Ibër-Lepencin”, kam qenë anëtar bordi

Ish-deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj deklaratës së analistit Sadri Ramabaja në Debat Plus, i cili tha se Lushtaku kishte udhëhequr me ndërmarrjen “Ibër Lepenc”.

Në një prononcim të drejtpërdrejtë përmes telefonit, Lushtaku e ka quajtur këtë pretendim shpifje, duke theksuar se asnjëherë nuk ka qenë në krye të menaxhimit të kësaj ndërmarrjeje.

“Asnjëherë nuk kam udhëhequr me Ibër Lepencin. Është e vërtetë që kam qenë për një kohë të shkurtër anëtar i bordit, rreth një vit, dhe për atë jap përgjegjësi të plotë para ligjit dhe para qytetarëve, por kjo është shpifje”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka sqaruar se roli i tij ka qenë vetëm si anëtar bordi gjatë viteve 2016–2017, para se të bëhej kandidat për deputet.

“Çdo shpifje meriton edhe padi, prandaj le të kenë kujdes ata që shpifin”, ka shtuar Lushtaku.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika