Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së, deklaroi në Debat Plus se gjithmonë do të jetë në përkrahje të atyre që mbrojnë vlerat e luftës dhe gjakun e derdhur për liri, përfshirë këtu edhe gazetarin Lirim Mehmetaj.
“Ti je me Saminë, unë me Albinin” – Debat mes Mehmetajt dhe Zebicës, reagon edhe Lushtaku
Ai tha se gazetarin Mehmetaj e njeh nga paraqitjet televizive.
“Lirim Mehmetajn e shoh nëpër emisione televizive dhe respektin e kam të padiskutueshëm. Gjithë ata që e përkrahin UÇK-në, luftën dhe gjakun e derdhur jam me ta gjithë”, ka thënë Lushtaku në Debat Plus.