Lushtaku: Kjo qeveri do të mbahet në mend për fshehje të hajnive dhe degradim të çdo institucioni

"Qytetarët po e humbin çdo ditë interesimin për të jetuar në Kosovë. Qeveria Kurti nuk ka ditur të sjellë një projekt të madh që të zvogëlojë varfërinë në Kosovë. Ne ende kemi qytetarë që jetojnë me nga 45 euro në muaj", ka thënë Mërgim Lushtaku nga PDK-ja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, i është drejtuar me kritika qeverisë duke thënë se asnjë amendament i deputetëve nuk është marrë parasysh nga Komisioni për Buxhet dhe Financa në lidhje me ndarjet buxhetore.

Ai e ka cilësuar si fatkeqësi që të debatohet në kurrizin e qytetarëve se çfarë është në gjendje të bëjë Qeveria Kurti për t’i mashtruar ata.

“Për fat të keq duhet të vërtetojmë në kurrizin e qytetarëve se çfarë është në gjendje të bëjë Qeveria Kurti për të mashtruar qytetarët dhe për të paraqitur hipokrizinë e tyre gjoja po i ndihmon kategorive më të ndjeshme”, ka thënë Lushtaku.

Sipas tij, kjo qeveri do të mbahet në mend për keqqeverisje e fshehje të hajnive.

“Puna e mirë shihet në mëngjes, çdoherë është thënë, kjo qeveri asnjëherë nuk ka ditur të planifikojë asnjë projekt kapital, do të mbahen mend për demagogji dhe keqqeverisje për fshehje të hajnive, për degradim të çdo institucioni. Qytetarët po e humbin çdo ditë interesimin për të jetuar në Kosovë. Qeveria Kurti nuk ka ditur të sjellë një projekt të madh që të zvogëlojë varfërinë në Kosovë. Ne ende kemi qytetarë që jetojnë me nga 45 euro në muaj”, ka vijuar ai.

Ai e ka fajësuar qeverinë për mosrealizim të projekteve të reja.

“E keni harruar Martin Berishën, Nagip Krasniqi, Rozeta Hajdarin, por qytetari nuk harron se kujtesa historike dhe institucionale do të mbetet. Asnjë investim kapital nuk është realizuar në plotni. Qytetarët do kishin mbajtur mend projektet e reja të investimeve kapitale, sot po dështoni në planifikimin e ardhshëm, ju nuk keni planifikuar në bazë të barazisë”, ka theksuar Lushtaku.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika