Lushtaku për Limajn: Është më PDK se disa anëtarë të PDK-së

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur qartë dhe pa ekuivoke mbështetjen e tij që Partia Demokratike e Kosovës t’i hapë dyert për rikthimin e Fatmir Limajt.

Në Debat Plus, Lushtaku tha se Limaj jo vetëm është i rëndësishëm për PDK-në, por edhe se meriton të jetë pjesë e saj.

“Ai është më PDK, se sa shumë anëtarë të PDK-së. Nëse dikush më pyet për z.Limaj unë jam pro. I duhet dhe ka nevojë PDK për Fatmir Limajn.

Unë mendoj se Fatmir Limaj e meriton me qenë në Partinë Demokratike të Kosovës. Ka qenë njëri nga ta që e ka formuar PDK-në”, ka thënë Lushtaku.

Të fundit nga rubrika