Lutfiu: Serbia e konsideron të jashtëligjshme ndihmën e Kosovës për fermerët në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka thënë se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd, u ka kërkuar që ta anulojnë konkursin për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës. 

Lutfiu përmes një statusi në “Facebook” ka thënë se në përgjigjen e kësaj Ministri u është bërë e ditur që nëse Këshilli nuk e anulon këtë konkurs, atëherë atë do ta bëjë Ministria, e cila thuhet se vendimin për hapjen e konkursit e konsideron të jashtëligjshëm. 

“Pas përgjigjes tonë lidhur me konkursin për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës, dje në ora 15:36 na ka ardhur kundërpërgjigja nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd. Ministria në fjalë kërkon që konkursi të anulohet (të shfuqizohet vendimi i KKSH-s), nëse ne nuk e shfuqizojmë këtë vendim atëherë atë do ta bëj vet Ministria, me preteksin se vendimi është i jashtëligjshëm thuhet në kundërpërgjigjen e Ministrisë. Vendimin nuk e shfuqizojmë, ndërsa pas konsultimit me Qeverinë e Kosovës do të njoftoheni me hapat e mëtutjeshëm”, ka shkruar Luftiu.

Ai ka paralajmëruar se ata nuk do ta shfuqizojnë vendimin dhe ka thënë se pas konsultimit me Qeverinë e Kosovës do të njoftojnë për hapat e mëtutjeshëm.

Lutfiu e ka akuzuar Serbinë për spastrim etnik të shqiptarëve.

“Serbia e cila shkel ligjet e veta kur janë në pyetje interesat e shqiptarëve, ajo e cila po bën spastrim etnik. Serbia, e cila për një koment në facebook e dënoi shqiptarin me një muaj paraburgim dhe me qindra mijëra dinar, nuk ndërmori të njëjtin veprim kur një qytetar serb kërkoi zola (granata hedhës dore) për ta bombarduar ndërtesën e KKSH-s. Serbia e cila autorët e Banjskës po i mban të lirë, po e konsideron të jashtëligjshëm një vendim (krejt transparent) të Këshillit Kombëtar Shqiptar për t’i mbështetur familjet shqiptare të Luginës së Preshevës e që për pjesën më të madhe të tyre bujqësia është veprimtaria kryesore e ekzistencës së tyre, e që për më tepër bëhet fjalë për një donacion, e jo nga mjetet e rregullta të Këshillit. Ata që e inicuan këtë çështje, përtej dallimeve politike, KURRË nuk kisha dashur t’i shoh në këtë rrugë”, ka shkruar Luftiu.

Lutfiu ka thënë se vendimi i cili është krejt transparent po konsiderohet i jashtëligjshëm. 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika