LVV akuzon Kushtetuesen për mungesë konsistence dhe tejkalim të kompetencave

Lëvizja Vetëndosje

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka reaguar ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe lidhur me pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar vendimin si dëshmi të mungesës serioze të konsistencës së kësaj gjykate.

Në reagimin e saj, LVV thekson se Gjykata Kushtetuese ka ndryshuar qëndrim brenda katër muajve për të njëjtën çështje kushtetuese, pa pasur asnjë ndryshim normativ, faktik apo sistemik.

“Një gjykatë kushtetuese që ndryshon qëndrimin për çështje identike kushtetuese, pa asnjë ndryshim normativ, faktik apo sistemik, cenon jo vetëm parimin e parashikueshmërisë të së drejtës, por edhe besimin e qytetarëve në koherencën e rendit kushtetues. Një ndryshim i tillë nuk mund të justifikohet si zhvillim i jurisprudencës, pasi mungon elementi thelbësor i tij evolucioni i rrethanave normative ose shoqërore”, thuhet në reagim.

Sipas Vetëvendosjes, ky veprim përbën një përdorim formal të kompetencës gjyqësore për të prodhuar një rezultat të ri normativ, duke e cilësuar atë si formë të “abus de droit”.

LVV vlerëson se Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar rolin e saj kushtetues, duke theksuar se ajo nuk ka rol kontrollues mbi legjislativin dhe as rol arbitri politik.

Në reagim theksohet gjithashtu se përmes zgjerimit të kompetencave të saj, Gjykata Kushtetuese po formëson “një pol pushteti paralel”, i cili sipas LVV-së shfaqet sa herë demokracia fillon të funksionojë dhe jeta politike prodhon kontradikta.

Vetëvendosje përmend edhe ligje të rëndësishme që, sipas saj, janë bllokuar ose shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, përfshirë Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë dhe Ligjin për Fondin Sovran të Kosovës, i cili sipas LVV-së është bllokuar tash e 770 ditë.

Sa i përket çështjes së nënkryetarit të Kuvendit, LVV thekson se Kushtetuta e Kosovës është e qartë, nënkryetari nga komuniteti serb zgjidhet nga radhët e deputetëve të atij komuniteti dhe me shumicën e votave të Kuvendit, duke shtuar se çdo kriter shtesë përbën krijim norme, e jo interpretim kushtetues.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika