LVV-ja pret “përgjigje pozitive”, NISMA “fokusin” te vendimi final i Kushtetueses

Derisa afati kushtetues për konstituim të Kuvendit skadon në fund të ditës së nesërme, Lëvizja Vetëvendosje ende pret përgjigje pozitive nga Nisma Socialdemorake, parti e cila tanimë, sipas liderit të saj, fokusin e ka te aktgjykimi final i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i kësaj të fundit, për masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve nga 27 Korriku, u komentua nga liderët partiakë

E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, shpreson në një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate para fundit të afatit kushtetues për konstituim të Kuvendit.

Referuar situatës në Kuvend dhe kërkesave në Gjykatën Kushtetuese, ajo përmendi mundësinë për disa seanca deri në skadim të afatit dhe tha se zgjedhjet janë zgjidhje e fundit.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përgjegjësinë e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duhet patjetër që të gjejmë mënyrat për të dalë nga kjo situatë… Ka pasë komunikime në vazhdimësi komunikime. Jo ende (nuk ka marrëveshje). Kryeministri Kurti ka thënë që e ka dorëzuar ofertën tek Nisma, por ende nuk kemi përgjigje. Presim që të kemi përgjigje pozitive”, ka thënë Albulena Haxhiu, Deputete e LVV-së.

Por, një ditë para fundit të afatit për konstituim, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, në mungesë numrash për krijimin e shumicës, u shpreh më shumë në favor të pritjes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Duhet të jenë 58 plus votat e Nismës për të krijuar… (Seanca nesër?) Nuk e di, nuk e di, unë veç po them që do të ishte mirë tanimë të fokusohemi në vendimin e Gjykatës, besoj unë, sepse kjo kohë që ka qenë deri tani u pa që është e pamjaftueshme për zgjidhje”, ka thënë Fatmir Limaj, Deputet.

Verdiktin final të Gjykatës po e presin edhe partitë tjera.

Teksa tha se shpresonin në aktgjykim përfundimtar pa kaluar afati kushtetues për konstituim, kreu i PDK-së Memli Krasniqi foli për masën e përkohshme.

“Është masë që e ka vendosur gjykata ex-officio. Ne s’e kemi kërkuar atë masë. Por, është në të drejtën e tyre dhe unë po besoj që ka një arsye që s’mund ta paragjykoj unë. Cila mund të jetë arsyeja është ndoshta diçka që mund ta kuptojmë kur të publikohet aktgjykimi final, por ne e kemi thënë gjithmonë se vendimet e Kushtetuese s’janë tavolinë suedeze që disa i zgjedhim me i implementu e disa s’i zgjedhim se s’na pëlqejnë”, ka thënë Memli Krasniqi, Kryetar i PDK-së.

Për kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku masa e përkohshme është sinjal se kërkesa e tyre në Kushtetuese do të rezultojë si e drejtë.
“Është shenjë e mirë e mirë që është vendosur masa e përkohshme, është një shenjë që kryesuesi e ka shkelur Kushtetutën, është një përmbysje e rendit kushtetues. Tani presim që të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 8 Gusht”, ka thënë Lumir Abidixhiku, Kryetar i LDK-së.

Teksa tha se duhet të shterohen mundësitë për të krijuar institucionet para se të flitet për zgjedhje, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi se është mirë që gjykata caktoi masën e përkohshme deri më 8 Gusht, pasi, sipas tij, kjo situatë nuk mund të shkojë në pakufi.

“Është me rëndësi që koha është e shkurtë, pra kjo masa e përkohshme është për dy javë. Pra, na jep shpresë se pas dy jave do të ketë zhvillime të reja ose vendim të ri të Gjykatës, me një masë finale. Pra kjo është ndoshta e mira e kësaj”, ka thënë Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së.

Të enjten mbrëma, në një njoftim lidhur me kërkesat nga PDK dhe LDK, Gjykata Kushtetuese kumtoi vendosjen e masës së përkohshme ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve nga 27 Korriku deri më 8 Gusht, nëse ata dështojnë të konstituojnë Kuvendin deri këtë të shtunë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika