LVV-së në Podujevë i mungojnë votat, rrezikohet funksionimi i Kuvendit

Prishja e koalicionit mes PDK-së e Vetëvendosjes në Komunën e Podujevës mund të rrezikoj që asambleja komunale të shkojë në zgjedhje. Testi i parë për pushtetin, do të jetë në muajin shtator, kur pritet të dalë në votim një prej çështjeve më të rëndësishme, për kalimin e të cilit nuk i kanë votat e mjaftueshme

Punët duket se i kishin mjaftë mirë, por një mesazh nga qendra ndryshoi edhe rrjedhën e bashkëqeverisjes ndërmjet Vetëvendosjes e PDK në Podujevë.

Nënkryetari i PDK-së, në Podujevë, Burim Januzi thotë deri në momentin kur kanë marr njoftimin nga qendra se duhet të largohen nga koalicioni, bashkpunimin e kishin mjaftë të mirë.

“Bashkëpunimi ka qenë shumë mirë në kemi pasur dy drejtori këtu por pas prishjes është dashur që të largohen”, ka thënë Januzi.

Pa PDK-në, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë vështirësi për të bërë shumicën dhe për të marrë vendime.

“Është përgjegjësi e partisë në pushtet që të vendos se si do ti bëjë numrat pasi ata I kanë edhe kater  numra brenda asambles. Nëse ata nuk I sigurojnë numrat atëher asambleja komunale duhet të shkojë në zgjedhje”.

Televizioni, ka tentuar të marrë qëndrimin e zyrtarëve të degës së Vetëvendosje në këtë komunë, por këta të fundit nuk kanë pranuar të flasin.

Shemsi Jashari, monitorues i punës së Kuvendit Komunal, tregon se cilat do të jenë vështirësitë e para për pushtetin në këtë komunë.

“Sfida e parë që e pret këtë legjislatur është miratimi I buxhetit pasi duhet të kryeht në shtatorë por ajo që kemi parë deri tash është një marrëveshje më asambleist vet pa parti për të arritur miratimin e  tij dhe mos të ketë ngerqe, mbetet mu pa se si do të gjejë zgjidhjen pushteti”.

Prishjen e koalicionit në Podujevë, erdhi si shkak i vendimi të dalë nga këshilli Drejtues i PDK-së, për shkëputje të raporteve me qeverinë dhe partinë në pushtet, shkaku i situatës në vend.

Muaj më parë, konkretisht në fund të muajit maj, ka marrë fund bashkëpunimi i Vetëvendosjes e PDK-së, edhe në Komunën e Gjilanit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika